Presidenti Ilir Meta ka komentuar paketën ‘Anti-KÇK’ në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, ku tha se kjo luftë duhet të vijojë çdo ditë dhe jo vetëm në fushata.
“Lufta kundër krimit është një kërkesë e vjetër. Kjo është një luftë që zhvillohet çdo ditë, jo me fushata. Mendimi im ishte se i gjithë legjislacioni ka qenë aty, askush nuk e pengon që të ngrejnë Task-Forca të vazhdueshme. Por kur bëhet ndërhyrje në legjislacion, ato duhet të jetë të mirëmenduara. Nuk duhet të bëhen mbivendosje. Sepse nuk i shërbejnë forcimit të ligjit”, tha Meta.
Meta tha se legjislacioni në fjalë për këtë paketë ka qenë aty, ndërsa shtoi se nuk mund të bëhen mbivendosje. Ndërkohë që shtoi se duke nisur nga vet kreu i shtetit, Kryeminisitri, Kryetari i kuvendit, nuk duhet të ndërhyjnë në drejtësi.
“Ajo që mund të bëhet është shembulli i gjithë politikanëve, nga presidenti i Republikës, nga kryeministri, në respektimin e Kushtetutës, në mosndërhyrje në çështje të drejtësisë. Çdo përpjekje që kërkon të shtyjë dhe të vërë në tryseni institucionet e reja të drejtësisë, të cilat janë krijuar në klimë të polarizuar, si shërben forcimit ligjor, ndaj duhet të reflektojmë që të rivendosim qetësinë.”, tha Meta.
Ndërsa për metodologjinë e re të BE për negociatat e BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Meta tha: “Ne prej kohësh kemi pasur pritshmëri pozitive, por në situatën aktuale shpresojmë që sa më shpejt të arrihet kompromisi për zgjedhimin. Siç ka kërkuar Franca dhe ndonjë vend tjetër. Është e rëndësishme që të tregojmë përgjegjshmëri në përmbushjen serioze të disa prej kërkesave të Bundestagut./voa/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...