Google ADS

Një person humb jetën në një aksident në rrugën Shkup-Veles

18:13 | 7 Shkurt 2020
Arbresh.info

Në rrugën Shkup-Veles sot në orën 11:20 një veturë e markës “Hyndai” me targa të Velesit ka dalë nga rruga kryesore në afërsi tek tuneli, me çka ka humbur jetën 38-vjeçari B.M. nga Velesi.

Siç deklaroi, Ivica Ilievski nga MPB, policia është informuar nga Ndihma e Shpejtë e cila e para ka arritur në vendin e fatkeqësisë, me çka ekipi i policisë nga SPB Veles ka bërë hetim në vendin e ngjarjes, ku ka humbur jetën një person.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme