Bibliotekat e Shkollave Fillore dhe të Mesme të Ulëta, “Shaban Shabani”, “Ilmi Bahtjari” dhe “Fetah Sylejmani” në komunën e Dragashit nga sot i kanë pasuruar sirtarët e tyre me tituj të ri të librave për nxënësit e këtyre shkollave.
Përfaqësues të zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, kanë vizituar këto shkolla me ç’rast u kanë dhuruar atyre gjithsej 596 libra. Ata ishin të shoqëruar nga Drejtori Komunal i Arsimit, Vloran Cenaj i cili u nda i kënaqur dhe u shpreh falënderues për këtë aksion.
“E falënderoi Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport për mbështetjen e vazhdueshme për nxënësit dhe shkollat e komunës sonë. Pasurimi i bibliotekave të shkollave me libra për të gjitha grup moshat është një çështje me interes si për drejtorinë ashtu edhe për nxënësit, sepse ato do të ndikojnë thellësisht në formimin letrar dhe gjuhësor të nxënësve tanë. Jemi kaq të lumtur që më në fund dëshira e nxënësve po realizohet”, tha ndër të tjera Cenaj gjatë vizitave nëpër shkolla.
Në secilën shkollë, përfaqësuesit e KNKRS dhe drejtori Cenaj u mirëpriten nga stafi përgjegjës i tyre, të cilët falënderuan Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport për këtë mbështetje. Ata thanë se aksionet e tilla ju japin vullnet si mësimdhënësve ashtu edhe nxënësve, pasi që në bibliotekat e tyre nuk kanë pasur shumë zgjedhje për libra përkundër dëshirës së nxënësve për të lexuar. /arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...