Georgina vishet nga stilistja shqiptare për ‘Sanremo 2020’

15:36 | 7 Shkurt 2020
Arbresh.info

Georginia kishte marrë vëmendjen e mediave me pamjen e saj në festivalin e ‘Sanremos’.

Dje krahas Alketa Vejsiut dhe Amadeusit kishte prezantuar edhe e dashura e Cristiano Ronaldos ,Georginia Rodriguez.

Georginia kishte  ndërruar disa herë fustanet gjatë mbrëmjes e dy prej tyre ishin veshje të stiluara nga dizajnera shqiptare Lia Stublla, e cila me krenari ka ndarë disa imazhe të modeles në llogarinë e saj në Instagram.

Dy fustanet e dizajnuara nga Lia Stublla, ishin i bardhi me të çarë në këmbë, dhe tjetri ngjyrë floriri.

https://www.instagram.com/p/B8Q21KGh6v4/?utm_source=ig_embed

 

 

Të ngjashme