Amaneti i Nexhmije Pagarushës para vdekjes

12:00 | 7 Shkurt 2020
M. A.

Trupi i pajetë i këngëtares Nexhmije Pagarusha është nxjerrë nga banesa e saj për t’u dërguar në morg.

Familjarë të saj, për T7, kanë treguar se “Këngëtarja e Shekullit”, ka kërkuar që kur të vdes, të varroset me ceremoni private, pa përcjellje të mediave.

Amaneti i legjendës së muzikës shqipe ka qenë edhe që të varroset në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Ndërsa portali arbresh.info meson se Ministria e Kulturës është duke u kordinuar me familjarë për agjendën dhe ceremoninë e varrimit.

Pagarusha vdiq sot në moshën 86-vjeçare.

Ajo ka lënë pas hite si “Baresha”, “E dehun jam”, “Sytë për ty i kam të njomë” e shumë të tjera.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme