Kuvendi para dy ditësh në mënyrë unanime me 62 vota “pro” e solli Ligjin për menaxhim me mbeturinat, ndërsa në skenën politike nuk ndalojnë akuzat e ndërsjella se kush është përgjegjësi për trajtimin e papërshtatshëm të mbeturinave mjekësore në deponinë Drislla dhe për përdorimin e karburantit të papërshtatshëm në kapacitetet industriale që sipas ekologjistëve është shkaku kryesor për ndotjen e madhe të ajrit në vend.
Pikërisht ekologjistët e Shoqatës qytetare “Për ajër të pastër” pardje i dorëzuan çmimin “Helmuesi i vitit” Çimentores së Shkupit, edhe pse, siç thonë nga kompania, ata janë të parët që kanë marrë “Leje ekologjike të integruar A” në vend me ç’rast i kanë investuar 70 milionë euro dhe se aspak me karburantin të cilin e përdorin nuk e ndotin mjedisin jetësor.
LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja, e akuzojnë njëra-tjetrën se kush është përgjegjësi për trajtimin e mbeturinave mjekësore nga firma “Eko klub” nga Manastiri, ndërsa prokurori publik kompetent i dha urdhër Njësitit për krim ekonomik dhe kompjuterik nga telefoni celular i inspektorit kryesor në Qytetin e Shkupit të veçohen videomaterialet të cilat i ka incizuar ai, me qëllim që ato të sigurohen në mënyrë të ligjshme, në kuadër të lëndës për trajtimin e mbeturinave mjekësore nga kompania “Eko klub” nga Manastiri.
LSDM-ja e akuzoi OBRM-PDUKM-në se me vite i ka helmuar qytetarët dhe bëri thirrje që rasti me mbeturinat mjekësore të marrë epilog juridik, ndërsa për sjelljen e papërgjegjshme të Sasho Janakievskit nga “Eko klub” porositi se është pasojë e regjimit të Nikolla Gruevskit dhe marrëdhënieve të tij me OBRM-PDUKM-në.
Sipas OBRM-PDUKM-së, nga ana tjetër, Petre Shilegov,Venko Filipçe dhe Jani Makraduli duhet të përgjigjen për shkak të trajtimit të papërshtatshëm të mbeturinave mjekësore, ndërsa Prokuroria Publike akoma është në gjumë dimëror dhe nuk reagon për kaosin në Drislla. Porosisin se Sasho Janakievski me shumë shkathtësi pas ndryshimit të pushtetit ka arritur të afrohet me kryeministrin e deriatëhershëm Zoran Zaev.
“Padinë penale për trajtimin e mbeturinave mjekësore nga “Eko klub” e shtroi inspektori kryesor i Qytetit të Shkupit më 13 dhjetor vitin e kaluar, tri ditë pasi e kishte vërejtur ngjarjen. Gjatë shtrimit të padisë, shtruesi nuk ka dorëzuar materiale dëshmuese, ndërsa për ngjarjen nuk është dorëzuar as shënim zyrtar, as procesverbal për parregullsi të konstatuara nga shtruesi-inspektor”, kumtoi dje Prokuroria Publike Themelore Shkup dhe saktësoi se nga Qyteti i Shkupit më 31 janar përmes arkivit të Prokurorisë është dorëzuar CD me materiale të caktuara.
Menjëherë, po të njëjtën ditë pas pranimit të padisë penale, prokurori publik kujdestar para të cilit është denoncuar rasti dhe i cili kishte përgatitur procesverbal për pranimin e padisë penale, i ka dhënë urdhër SPB Shkup që të bëhen kontrollet e domosdoshme me të cilat do të dëshmohen dëshmi në pikëpamje të konstatimeve të padisë.
SPB-Shkup ka vepruar sipas urdhrit dhe PTHP-së i është dorëzuar njoftim me dëshmitë e siguruara – shkresa e Inspektoratit për Mjedis Jetësor me Procesverbal për mbikëqyrjen e kryer inspektuese të 12.12.2019, si dhe Vendimi prej këtij inspektorati me të cilin obligohet personi juridik tek i cili është kryer mbikëqyrja të bëjë matjen e emetimeve të gazrave në ajër nga mbeturinat mjekësore, raport vjetor për veprimin me mbeturinat nga 30.01.2019 me dokumente shoqëruese, raporti për testim i cili ka të bëjë me matjet dhe analizën e koncentrimeve të substancave ndotëse në gazrat prej mbeturinave nga emetuesi nga 23.02.2018, marrëveshja për kryerjen e shërbimit – trajtimi i mbeturinave prej 04.10.2017 i dakorduar midis “Drislla” SHPK Shkup dhe “Eko klub” – Manastir, leja për kryerjen e veprimtarisë – grumbullim dhe transportim i mbeturinave të rrezikshme prej 18.11.2016 të lëshuar prej Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Janë lëshuar edhe leja për kryerjen e veprimtarisë – deponim dhe trajtim i mbeturinave të rrezikshme nga 03.11.2016 e lëshuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, miratim për transportimin e materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor nga 01.06.2018, e lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, gjendja vijuese për personin juridik “Eko klub – Manastir, të dhëna për subjektet juridike me të cilat “Eko klub” ka bashkëpunuar në kryerjen e veprimtarisë, elborat për mjedisin jetësor për veprim me impiantin për dezinfektimin e mbeturinave mjekësore nga shtatori 2016 dhe vendim për miratimin e këtij elaborati nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe fotodokumentim për gjendjen e hasur në hapësirat e personit juridik më 13.12.2019, kur me urdhrin e prokurorit publik u bë ekspertizë në vendin e ngjarjes.
Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor i është lëshuar kërkesë për dorëzimin e të dhënave për të gjitha kontrollet plotësuese dhe për gjendjet e konstatuara në veprimin me mbeturinat mjekësore nga personi juridik, ndërsa Drejtorisë për Polici Financiare i është dhënë urdhër për kontrolle në pikëpamje të punës financiare të subjektit juridik.
Për kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov është e papranueshme sjellja e dy institucioneve përgjegjëse – Prokurorisë Publike dhe Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor.
“Pesëdhjetë ditë të heshtni, pastaj inspektori shtetëror kompetent për mjedis jetësor pikërisht më 12 dhjetor, sepse incizimi i inspektorit të qytetit është hetuar nga shërbimet rojtare, mbrëmjen e 10 drejt 11 dhjetorit. Me siguri më 11 dhjetor u pastrua gjithçka dhe pikërisht me 12-tin bëjnë mbikëqyrje të jashtëzakonshme, të cilës i japin dokument se gjithçka ka qenë në rregull. Dhe tani Qyteti duhet të dalë fajtor për atë që ka denoncuar? Të isha unë shefi i tyre as prokurorja nuk do të ishte sot prokurore, as inspektori nuk do të ishte inspektor”, tha Shilegov në konferencën për shtyp.
Ai theksoi se dje nga ana e MPB-së është ftuar inspektori i qytetit që ta japë telefonin në të cilin janë incizimet, por incizimet, siç tha, nuk janë më në atë telefon.
Rasti siç sqaroi Shilegov, është denoncuar me deklaratë në procesverbal nga ana e inspektori Mirosllav Bogdanovski si inspektor i Qytetit, tek prokurorja kompetente. Me këtë rast, shtoi ai, gjatë vetë denoncimit të prokurores publike i janë treguar video xhirimet dhe fotografitë që i posedon Qyteti dhe Inspektorati i qytetit.
Nga 13 dhjetori deri në fund të janarit, Shilegov thotë se nuk kanë asnjë lidhje me lëndën e PP.
“As nuk jemi të informuar, as të njoftuar e as nuk e dimë se nëse veprohet dhe në çfarë mënyre veprohet nga prokuroria për denoncimin. Duke e pasur parasysh këtë, sjell vendim dhe si kryetari i Qytetit i drejtohem PP me shkresë me ç’rast dorëzoj edhe CD në të cilën ndodhen filmimet. Sërish nuk ka kurrfarë reagimi nga PP. As nga Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor”, thotë Shilegov.
Ai theksoi se janë tre firma që dërgojnë mbeturina mjekësore në “Drislla” dhe se nga 20 janari i respektojnë protokollet. Thotë se nuk do të ishte korrekte të flasë për parregullsi ose rregullsi në Drislla para se Qyteti i Shkupit të vendos kontroll. Këto firma, shtoi ai janë bartëse të licencave.
Asociacioni i Maqedonisë për mbeturina të ngurta (MaSVA) në ndërkohë shprehu shqetësim për mënyrën në të cilën opinioni e trajton çështjen e mbeturinave, trajtimin e tij dhe përpunimet e mbeturinave për përdorim të mëtejmë.
“Praktika e vendosur botërisht për përzgjedhjen e mbeturinave, riciklimin e tyre dhe përpunimin për përdorim të mëtejmë është e aplikueshme gjerë dhe garanton trajtim të përshtatshëm të mbeturinave dhe zvogëlimin e së njëjtave. Njëherësh, ripërdorimi i mbetjeve të trajtuara në mënyrë të përshtatshme të mbeturinave në mënyrë të garantuar e ul përdorimin e resurseve natyrore dhe siguron vendosjen e parimeve të ekonomisë qarkulluese dhe zero mbeturina”, thonë nga MaSVA./AIM/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...