Sulmet ajrore amerikane kanë vrarë liderin e al-Qaedas në Gadishullin Arabik (AQAP), tha Presidenti Donald Trump.
Qasim al-Raymi, i cili ka udhëhequr grupin xhihadist që nga viti 2015, u vra në një operacion amerikan në Jemen, tha Shtëpia e Bardhë, transmeton portal arbresh.info
Udhëheqësi xhihadist ishte lidhur me një seri sulmesh ndaj interesave perëndimore në vitet 2000.
Ai mori përsipër udhëheqjen pasi paraardhësi i tij u vra nga një sulm me avionë nga SHBA-të.
AQAP u formua në vitin 2009 nga dy degë rajonale të Al-Kaedës në Jemen në Arabinë Saudite, me qëllim të rrëzimit të qeverive të mbështetur nga SHBA-të dhe eliminimin e të gjithë ndikimit perëndimor në vend. Ajo ka pasur pjesën më të madhe të suksesit të saj në Jemen, duke përparuar në paqëndrueshmërinë politike që ka pllakosur vendin për vite me rradhë.
Mbi vdekjen e liderit të al-Qaeda në Jemen, ishin lëshuar deklaratë edhe në janar, të cilat më pas ishin mohuar nga organizata terroriste, megjithatë, deklarata e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar vdekjen e tij.
“Vdekja e tij degradon më tej AQAP dhe lëvizjen globale al-Qaida dhe kjo na afron në eliminimin e kërcënimeve që këto grupe paraqesin për sigurinë tonë kombëtare”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë thuhet se SHBA-të dhe aleatët e saj janë të sigurtë në vdekjen e liderit të al-Qaeda në Jemen./arbresh.info/
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve