Sot Presidenti Ilir Meta takoi Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo. Pas takimit ai shkroi në facebook:
Kënaqësi të ndiqnim së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo, fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington D.C.
Edhe unë bashkohem me vlerësimet më të mira që bëri Presidenti Trump për rolin e veçantë të Sekretarit Pompeo dhe Ambasadorit të posaçëm Sam Brownback për Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare.
Krenar për modelin tonë të shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i japim lirisë së besimit kudo në botë.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!
Më pas presidenti Meta është pritur në një takim në Senatin Amerikan nga Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe i Nën-Komisionit për Europën, Senatori Republikan, z.Ron Johnson.
Presidenti ka postuar shënimin e mëposhtëm:
Një pritje e ngrohtë në Senatin Amerikan nga Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe i Nën-Komisionit për Europën, Senatori Republikan, z.Ron Johnson.
Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...