Google ADS

Sveçla paralajmëron të korruptuarit në Polici

23:57 | 6 Shkurt 2020
Arbresh.info

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kjo javë është e rëndësishme për VV-në dhe për Kosovën, duke marrë parasysh nevojat me të cilat ballafaqohet vendi.Duke folur për qeverisjen e VV-së ai ka thënë se ata do ta respektojnë opozitën.

Sveçla ka thënë se dëshirojnë të bashkëpunojnë me ta për çështjet e rëndësishme por edhe në punët e përditshme.

Duke folur për pozitën e tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ai ka thënë se mandatin e kaluar ishte pjesë e Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, dhe sipas tij ishte e logjikshme që do ta mbulonte këtë fushë.

“Qëllimi im është që më të mirën në Polici ta bëjmë në spikamë, të gjitha ato dukuri negative që kanë karakterizuar punën e Policisë të ndalohen dhe kështu jo vetëm deklarativisht por në substancë Policinë ta bëjmë institucionin më të besuar. Ne kemi qenë në njohuri për këto ngjarje, opinioni e ka ditur që ekziston një problem për vjedhje të identitetit dhe rrjedhimisht ka qenë e pritshme të intervenohet në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Sipas tij, e gjitha fryma e ndryshimit ka ndikuar në përshpejtimin e reagimit të strukturave policore.

Duke folur për arrestimet e fundit të zyrtarëve policorë, ai ka thënë se kjo nuk ka ndodhur me ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje, por me vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim.Sveçla thotë se do të punojnë që puna e mirë e policisë të mos njolloset nga individë të caktuar.

“Edhe policia edhe MPB janë njohur në publik për skandale të ndryshme por çfarë është jashtëzakonisht e dëmshme është mos zbulimi i tyre dhe mosndëshkimi i tyre. Qëllim i ynë është që këto raste të zbulohen dhe të gjithë akterët të përjashtohen nga policia dhe të ndëshkohen nga ligji”, ka thënë ai.Ai ka thënë se nuk do të jetë e lehtë por është e domosdoshme.Sveçla ka thënë se presin raporte korrekte me drejtorin e Policisë. Ai ka thënë se nuk është e drejtë t’i përndjekin ata që nuk kanë mbështetje por se drejtësia duhet të vendoset në çdo rast.Sipas tij, për vendosjen e Shpend Maxhunit në Polici, duhet të vendosë Prokuroria.

Flet avokati i Ismet Osmanit: Hetuesit e krimeve ekonomike kërkuan para për mbylljen e rastit

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme