Faktorët që ndikojnë në alergji nga ushqimet përfshijnë obezitetin, gjenet, etninë dhe dietën e keqe.
Alergjitë nga ushqimi nuk i shfaqin menjëherë shenjat pas të ngrënit. Disa reaksione ushqimore mund të shfaqen pas disa orësh.
Nëse nuk jeni të sigurtë që keni ngrënë diçka mund t’iu ketë bërë alergji, qëndroni të qetë dhe kontrolloni për këto simptoma:
Puçrra dhe kruajtje lëkure
Shfaqja e puçrave të kuqe në sipërfaqe të lëkurës dhe kruarja e tyre është një shenjë e alergjisë nga ushqimi. Por gjithashtu mund të jetë një alergji për shkak të kontaktit të diçkaje me lëkurën. Në këto kushte kujtoni sa më shumë detaje të vaktit të fundit për të përcaktuar alergjinë.
Ndjenja e kruarjes në gojë
Mundoheni ta fërkoni gjuhën me tavanin e gojës për shkak se ju kruhet gjuha. Kruarja e gojës mund të jetë një shenjë e alergjisë nga ushqimi.
Përzierje, të vjella dhe dhimbje stomaku
Nëse trupi nuk ua pranon ushqimin e sapongrënë duke ju shkaktuar përzierje apo për të vjellë, ky është një problem serioz. Madje mund të jetë helmim nga ushqimi dhe jo thjeshtë alergji.
Ënjtje e gojës, gjuhës apo fytyrës
Enjtja e fytit mund të jetë vdekjeprurëse, kur rruga e frymëmarrjes ngushtohet së tepërmi. Përgatituni të shkoni në ambulancë dhe njëkohësisht mblidhni sa më shumë informacion rreth vaktit të fundit.
Marramendje
Marramendja ose të fiktit mund të ndodhë pas konsumit të një ushqimi të caktuar. Kur lëkura bëhet blu pulsi bëhet i dobët, kjo është një shenja e qartë alergjie.
Vështirësi në frymëmarrje
Problemet e frymëmarrjes, kollitjes apo shtrëngimit, janë ndër problemet më shqetësuese të alergjisë nga ushqimi. Një alergji e tillë mund të jetë vdekjeprurëse. Kërkoni menjëherë ndihmën mjekësore kur keni vështirësi në frymëmarrje, puls të dobët apo shumë të shpejtë, ose kur ndjenjë si një kokërr në fyt.
Sipas American College of Asthma, Allergy and Immunology: Reaksioni më i rrezikshëm është anaphylaxis, i cili është vdekjeprurës dhe shkakton pengesa në frymëmarrje dhe rënje të shpejtë të pulsit apo përshpejtim të tij, gjë që ndikon në rrahjet e zemrës. Anaphylaxis mund të jetë fatal pasi precipiton në disa minuta, i vetmi trajtim efikas është injektimi i epinephrine-s (adrenalinë)./eo/
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje