Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez thuhet se ka refuzuar kalimin te Manchester Unitedi, pasi dëshira e tij është të luaj te Barcelona, së bashku me Lionel Messin.
Ole Gunnar Solskjaer është ende i prirur të nënshkruajë me një sulmues të klasit të lartë pas transferimit të Odion Ighalo në afatin e janarit.
Ylli argjentinas i Interit, Martinez me sa duket ka dalë si objektiv kryesor për sulmin e tyre.
Megjithatë, sipas rrjetit televiziv ESPN, Unitedi do të humbasë garën për nënshkrimin e yllit të Interit, pasi sulmuesi argjentinas preferon një transferim te Barcelona.
Barcelona është e interesuar për të zëvendësuar 33-vjeçarin Luis Suarez dhe kampionët spanjollë duket se janë favorit për nënshkrimin e tij.
Raportohet se Lautaro dëshiron të luajë përkrah bashkëkombësit të tij, Lionel Messi, në nivel klubi.
Transferimi i 22-vjeçarit nuk do të jetë i lehtë pasi Interi është i interesuar të rinovojë kontratën e tij dhe të heq ose ta rris klauzolën e tij prej 110 milionë eurosh.
Për Martinezin interesim ka shprehur edhe Manchester City. /Telegrafi/
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...