Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka thënë në T7se nuk e kishte besuar në vitin 2007, sa ishte pjesë e VV’së, që do të ketë pavarësi të Kosovës me Planin e Ahtisarit.
Vetëvendosje njihet si kundërshtare e Pakos dhe thoshte se shpallja e pavarësisë në këtë formë nuk do ta bënte Kosovën shtet të njëjtë në arenën ndërkombëtare si shtetet tjera. Në një protestë të tyren në këtë kauzë ishin vrarë dy aktivistë.
“Nuk kam besuar që do të ketë pavarësi”, thotë Molliqaj.
“Nuk kam besuar që do të ketë shpallje të njëanshme të pavarësisë. Nuk besoja që Plani i Ahitsarit do të pranohej ndërkombëtarisht, dhe të merrnim ulëse në OKB. Këtë pjesë besoj që kishim të drejtë. Alternativa e shpalljes së njëanshme të pavarësisë nuk ishte proklamuar as nga ndërkombëtarët as nga kundërshtarët e pavarësisë”
“Fakti që edhe sot e kësaj ditë rregullimi kushtetues në Kosovë është pengesë për zhvillimin e demokracisë, sot ne nuk mundemi të durojmë kushtetutën. Nëse nuk ka shumicë të dyfishtë nuk miratohen ligjet. Andaj ende varemi nga Serbia për shumicën e ligjeve”
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...