Qytetarët që u dëmtuan nga erërat mund t’i pasqyrojnë dëmet në komunë

21:37 | 6 Shkurt 2020
Arbresh.info

Erërat e fuqishme që kanë mbretëruar këto ditë në Kosovë kanë shkaktuar dëme të mëdha.

E qytetarët që janë dëmtuar do të mund t’i adresojnë ato në shtabet emergjente për të evidentuar dëmet të krijuara në komuna, shkruan arbresh.info.

Këtë përmes një postimi në facebook e ka bërë të ditur drejtoresha për punë komunale dhe shërbime publike në komunën e Pejës, Xhevahire Çeku.

Ajo ka shkruar gjithashtu se pasqyrimi i dëmit duhet të bëhet përmes një shkresë dhe fotografie.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë.

“Të nderuar qytetarë,
Erërat e fuqishme që mbretëruan për më shumë se 48 orë në rajonin e Dukagjinit, shkaktuan dëme të mëdha materiale.
Institucionet komunale kanë formuar shtabet emergjente për të evidentuar dëmët e shkaktuara nga erërat e fuqishme.
Andaj qytetarë të nderuar, nëse prona juaj është dëmtuar ju duhet të njoftoni Drejtorinë e Emergjencave në Komunen tuaj, me anë të një shkresë dhe fotografie qe pasqyron dëmin e shkaktuar.
Faleminderit për mirëkuptim”, thuhet në postim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme