Pas prezantimit të planit të presidentit amerikan, Donald Trump për paqe në Lindje të Mesme, është rikthyer dhuna në mes të Izraelit dhe palestinezëve.
Forcat izraelite kanë vrarë tre palestinezë gjatë përleshjeve në Bregun Perëndimor në 24 orët e fundit, kanë raportuar mediat.
Një tjetër person është vrarë nga forcat izraelite në Jerusalemin Lindor, pasi ai kishte nisur sulm me armë zjarri kundër policisë, duke plagosur një zyrtar.
Përveç kësaj, ushtria izraelite ka thënë se 12 ushtarë të saj janë plagosur në atë që e ajo e ka konsideruar sulm të palestinezëve me makinë afër një stacioni autobusësh në Jerusalem.
Më 5 shkurt është raportuar edhe për një palestinez të vrarë gjatë përleshjeve me ushtarë izraelitë në Bregun Perëndimor.
Ndërkohë Izraeli ka nisur sulme kundër disa shënjestrave të Hamasit në Rripin e Gazës, në përgjigje të sulmeve të fundit kundër këtij shteti, prej kur Trump ka prezatuar planin për paqe në Lindje të Mesme.
Izraeli ka mirëpritur planin, derisa palestinezët kanë kundërshtuar atë, duke e konsideruar pro-izraelit.
Në planin e presidentit Trump është paraparë zgjidhje me dy shtete, mirëpo Jerusalemi është thënë se duhet të mbetet i pandarë si kryeqytet i Izraelit.
Palestinezët kanë kundërshtuar planin pasi dëshirojnë që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqytet i shtetit të tyre në të ardhmen.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë