Këngëtarja Genta Ismajli ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit nga mediet rozë.
Lidhja e saj me biznesmenin turk Huseyn Usta, ka qenë shumë e komentuar, teksa duket se këngëtarja ka shijuar ditët më të lumtura të jetës së saj, shkruan portali arbresh.info
E teksa po qëndron në Turqi, Genta nuk e ka çuar kohën kot, pasi ka punuar në një projekt të ri muzikor me një emër shumë të njohur atje.
Bëhet fjalë për reperin e njohur turk, Eypio, me të cilin këngëtarja Ismajli do të sjellë një këngë së shpejti.
Ky bashkëpunim i dyshes duket të jetë spikatur edhe nga media turke, të cilat tashmë veç kanë filluar të njoftojnë për depërtimin e këngëtares shqiptare atje.
Genta duket se është gati për t’u rikthyer me diçka të re për fansat dhe për këtë ka punuar me mjaft përkushtim. /arbresh.info/
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...