Shoferi i autobusit të “Durmo Turs” nuk ka pasur sëmundje mendore ose çrregullim në kohën e incidentit, deklaroi eksperti neuropsikiatrik në seancën e sotme për aksidentin pranë fshatit Llaskarcë. Eksperti shpjegoi se pas ngjarjes janë të mundshme dy gjendje të moskujtimit – të nënvetëdijshëm dhe të vetëdijshëm.
“Mund të ketë moment psikologjik pas ngjarjes. Moskujtimi ndodh si mekanizëm mbrojtës tek personat që kanë kryer një veprim që ndeshet me qëndrimet e tyre morale. Ky moskujtim është mekanizëm mbrojtës i nënvetëdijshëm, derisa mbrojta e vetëdijshme është moskujtimi me qëllim që të shmangën pasojat”, deklaroi eksperti.
Eksperti sqaroi se gjatë bisedës me të pandehurin, ai konkludoi se ai kishte funksion të duhur të kujtesës, si për mbajtjen e kujtimeve, ashtu edhe për riprodhimin e tyre.
“Unë nuk kam gjetur çrregullim mendor që mund të dëmtojë përkohësisht ose përgjithmonë funksionet konjitive të tij. Intelegjenca është e rregullt dhe në nivel mesatar”, deklaroi eksperti.
Gjatë kontrollit, eksperti konstatoi se i pandehuri kishte tension psikomotorik, që sipas tij ishte pjesë e ngjarjes specifike që po i ndodhte.
“Në kohën e ngjarjes, nga dokumentacioni i dhënë mjekësor, konstatova se ai ishte i shëndoshë dhe motorika ishte në rregull”, tha eksperti. Simptomat e manifestimit, shpjegoi dëshmitari, janë nga ngjarja aktuale, nga stresi dhe pasiguria gjatë mbajtjes në burg pas aksidentit.
“Evidente është mospërputhja psikologjike. Reagimet e forta ndaj frikës dhe zemërimit, ndërsa disponimin e kishte të reduktuar, në përputhje me humbjen e lirisë personale. Revoltën e ndjeva sikur kundër meje dhe tërë procesin që
udhëhiqet ndaj tij”, deklaroi personi ekspert.
Eksperti tha se mungon dokumentacion mjekësor dhe ai mohon të ketë marrë antidepresiv për kohën dhe gjatë aksidentit.
“Terapi me antidepresivë ka në muajin qershor të vitit 2010 dhe përputhet me humbjen e punës në SHA ZHAS Gostivar. Nga dialogu nuk mora informacione pse është kështu, por konkludova se nga muaji shtator të vitit 2010 i është zbuluar sëmundja e sheqerit dhe ka qenë në mjekim tre muaj. Në këtë periudhë ka pasur probleme dhe prej atëherë fillon të trajtohet nga sëmundja e sheqerit”, u shpreh eksperti.
Eksperti në fillim tha se nga PP u kërkua të bëhet ekspertizë dhe të nxjerrjet vendim për gjendjen shëndetësore të M.T në kohën e komunikacionit, se a ka shqetësim të përkohshëm ose të përhershëm dhe se nëse ka marrë terapi, si ajo ka ndikuar edhe për gjendjen mendore të të pandehurit.
Për ekspertizën ka bërë kontroll në dokumentacionin e përgjithshëm mjekësor, ndërsa më 18 prill të vitit 2019 ka zhvilluar bisedë me të pandehurin. Seanca e ardhshme është përcaktuar më 19 shkurt.
Procesin e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski.
Për aksidentin e autobusit që ndodhi më 13 shkurt të vitit të kaluar pranë fshatit Llaskarcë, i cili la të vdekur 16 persona dhe 37 të lënduar rëndë, janë akuzuar gjashtë persona.
Pronari i “Durmo Turs” Durmish Beluli, përgjegjësi për transportin në formë Ramzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski akuzohen për kryerje të kundërvajtjeve të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në
komunikacion, ndërsa tre punonjësit në Stacionin e Inspektimit Teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski për bashkëveprim në të njëjtën vepër.
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...