Hyseni ‘thumbon’ Osmanin: Fotografia e Rugovës të mos përdoret për përfitime personale politike

18:16 | 6 Shkurt 2020
Arbresh.info

Largimi i fotografisë së presidentit aktual, Hashim Thaçi dhe vendosja e fotografisë së ish-presidentit, Ibrahim Rugova në zyrën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës ngjalli shumë reagime.

E këtë e ka komentuar edhe anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, shkruan arbresh.info.

Ai përmes një postimi në facebook ka ‘thumbuar’ bashke partiaken e tij njëherë kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani për këtë veprim.

Hyseni ka shkruar se fotografitë e Ibrahim Rugovës e as të Adem Jasharit nuk duhet të përdoren për përfitime personale politike.

Ndryshe arbresh.info kishte raportuar se në ditën kur Vjosa Osmani zyrtarisht ka marrë postin e kryetares së Kuvendit nga paraardhësi i saj, Glauk Konjufca fotografia e Hashim Thaçit e vendosur në këtë zyrë ishte zëvendësuar me atë të Rugovës.

Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Osmani e kishte arsyetuar largimin me ‘zhvendosje në një kënd tjetër të zyrës’.

Më poshtë gjeni të plotë postimin e Skender Hysenit.

 

Osmani: Gjithë jetën time në politikë e kam pasur një referencë, Dr. Ibrahim Rugova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme