Qeveria e presidentit Jair Bolsonaro në Brazil është kritikuar për emërimin e një ish-misionari evangjelist në krye të Agjencisë përgjegjëse për mbrojtjen e grupeve të izoluara indigjene, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetës Folha de S. Paulo, Ministria e Drejtësisë njoftoi të mërkurën se Ricardo Lopes Dias do të jetë kreu i ri i Agjencisë Funai për koordinimin e indigjenëve të pakontaktuar.
Dias para emërimit të tij tha se ai “nuk do të kërkojë grupe indigjene evangjeliste” dhe veprimet e tij “do të ishin thjesht teknike”, por disa aktivistë dhe grupe indigjene shprehën shqetësimin për punën e tij në Amazon me grupin etnik Matses midis viteve 1997 dhe 2007 si një anëtar i grupit jofitimprurës New Tribes.
Në një letër të lëshuar të martën, krerët e Matses theksuan se ata nuk e pranojnë emërimin e Dias.
“Ne dëshirojmë të raportojmë këtu që Ricardo kurrë nuk ka pasur autorizimin për të hyrë në fshatin tonë. Ai manipuloi një pjesë të popullsisë Matses për të vendosur një fshat të ri të quajtur Cruzeirinho. Udhëheqësit u përpoqën të shkojnë në këtë fshat në kërkim të dialogut, por ishin të përzënë me dhunë”, theksuan ata.
“Edhe një herë, ai përpiqet të hyjë në territorin tonë. Ne nuk duam abuzime të mëtejshme, kështu që nuk do të lejojmë hyrjen e z. Richardo”.
Brazili zyrtarisht njeh 28 grupe të izoluara indigjene në Amazon. Presidenti i Brazilit, Bolsonaro tha se qëllimi i Funai është integrimi i grupeve autoktone në shoqërinë braziliane.
Administrata e tij pohon se tokat e mbrojtura të indigjenëve të izoluar mund të përbëjnë kërcënim për zhvillimin dhe sovranitetin kombëtar.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...