Një takim i parë mbetet ‘një takim i parë’ sado eksperiencë të keni me seksin e kundërt. Ndonëse mund të mos jetë raporti juaj i parë me një mashkull a femër, gjithmonë ka vend për gabime. Mund të flisni më shumë nga se duhet, ose të mos të hapni asnjë muhabet, mund të hapni tema të cilat nuk duhen hapur në një takim të parë, mund të porosisni pijen e gabuar, ose mund të rrini më gjatë nga se duhet.
Po , po… mund të tingëllojë çuditshëm , por sipas ekspertëve një takim i parë nuk duhet të zgjasë më shumë se një orë.
Pesëdhjetë e shtatë minuta është koha e përsosur për të pirë diçka.
Takimet e para, veçanërisht ato që vijnë nga një scroll në instagram apo në tinder duhet të zgjasin aq sa për të zgjuar interesin, apo për të kuptuar që s’do ketë kurrë më një takim të dytë.
Madje shumë kohë ju dhamë.. Sipas shkencës ju mjaftojnë vetëm 3 sekonda për t’u tërhequr fizikisht nga një person. Ju nuk keni nevojë të kaloni tërë mbrëmjen tuaj me dikë që sapo keni takuar kur mund ta vlerësoni në tre sekonda (tre!)
Për të mos u ndjerë në siklet ne momentin kur ju thjesht doni të merrni çantën e të çoheni nga tavolina, paravendoseni që nga cila orë deri në cilën orë jeni e disponueshme.
Pesëdhjetë e shtatë minuta është koha e përsosur që dikush mund të bisedojë me lehtësi për veten e tyre, pasionet, interesat apo për ndonjë temë tjetër pa kontrolluar telefonin .
57 minuta nuk është koha e mjaftueshme për të njohur dikë, por mjafton sa për të krijuar një ide, nëse me këtë njeri do doje të kaloje më shumë kohë, apo thjesht do i konsideroje ato 57 minuta të harxhuara më kot.
Vendosni kushte, orare, dhe takimet e para nuk do shndërrohen më në makthe. . Skenari më i keq, ju do të humbni 57 minuta nga dita juaj. Rasti më i mirë, ju takoni dikë që ia vlen të fshini Tinderin dhe * gishtat e kryqëzuar, * nuk do t’ju duhet më të lini një takim të parë!
Opozita në Shqipëri rikthehet në Kuvend, kërkojnë largimin e...
Skuadra gjermane i dedikon një postim Trepçës dhe tifozëve m...
Tankut Soykan vlerëson përkushtimin e institucioneve kosovar...
Rasti i Big Brother, Haxhiu: Dhunuesit mund të rehabilitohen...
Kryeministri irlandez: Zgjedhjet do të mbahen më 29 nëntor
Calhanoglu: Nganjëherë duhet të vuajmë pak më shumë, por sak...