Google ADS

Konfirmohet rasti i tretë me koronavirus në Britani

15:03 | 6 Shkurt 2020
Arbresh.info

Pacienti i tretë është testuar pozitiv për koronavirus, bën të ditur kryeshefi mjekësor i Anglisë.

Individi, që kishte marrë infeksionin sa ishte jashtë vendit, është dërguar në qendrën e trajtimit të NHS, transmeton portali arbresh.info.

“Ne jemi duke përdorur masa të forta të kontrollit të infeksionit për të parandaluar çdo përhapje të mundshme të mëtejshme të virusit,” tha Prof Chris Whitty.

Virusi ka infektuar 28.018 në të gjithë botën dhe vrau 565 njerëz, kryesisht në Kinë.

NHS ishte “përgatitur mirë” për të menaxhuar rastet, shtoi Prof Whitty, duke thënë “ne tani jemi duke punuar shpejt për të identifikuar çdo kontakt që pacienti ka pasur”.

Dy pacientë të tjerë – të dy shtetas kinezë – janë ende duke u trajtuar në qendrën e sëmundjeve infektive Royal Victoria Infirmary në Newcastle upon Tyne./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme