Sipas mediave lokale, mobilizimet kanë filluar në Paris dhe në qytetet tjera të mëdha franceze, duke filluar nga rajoni lindoro-qendror Burgundy deri në pjesët jugore të vendit.
Komunat e mëdha dhe ato të vogla në të gjithë Francën sot më vonë do të përballen me demonstrata pasi qytetarët vazhdojnë të protestojnë ndaj reformave të qeverisë në sistemin e pensioneve.
Sipas mediave lokale, mobilizimet kanë filluar në kryeqytetin Paris dhe në qytetet tjera të mëdha franceze, duke filluar nga rajoni lindoro-qendror Burgundy deri në pjesët jugore të vendit.
Greva përfshinë sindikatat kryesore të vendit, përfshirë UNEF, MNL, UNL, CGT, FO, FSU dhe Solidaires, të cilat kanë bërë thirrje për një ditë tjetër “ndër-profesionale” të protestave. Sindikatat mbulojnë industri të ndryshme, përfshirë mësuesit, punëtorët detarë, avokatët, mbledhësit e mbeturinave dhe punëtorët e përgjithshëm.
Kjo është dita e nëntë mbarëkombëtare “ndër-profesonale” apo siç është thirrur po ashtu dita e veprimit, e cila është mbështetur mirë.
Projektligji i reformës së pensioneve aktualisht është në Asamblenë Kombëtare, ku do të rishqyrtohet këtë javë. Anëtarët do të takohen sot në mbrëmje për debat, ndërsa qeveria duhet të ekzaminojë 20 mijë ndryshime të paraqitura në projektligj, përfshirë 19 mijë nga partia politike populiste e majtë e Francës (FI).
Mosmarrëveshjet për pensionet filluan më 5 dhjetor me sindikatat kryesore të transportit, SNCF dhe RATP, duke çuar një mbyllje mbarëkombëtare të banorëve që banojnë në periferi, metrosë dhe linjave të transportit hekururdhor. Gjatë muajit, pjesa më e madhe e Francës u paralizua, veçanërisht duke penguar bizneset gjatë kohës së pushimeve. Grevat vazhduan gjatë gjithë janarit.
Reformat e presidentit Emmanuel Macron përfshijnë sinkronizimin e 42 skemave të veçanta të pensioneve të vendit në një sistem të bazuar në pikat e vetme. Protestuesit pretendojnë se kjo do të çojë që punëtorët të punojnë më gjatë për një pagë më të vogël.
Më parë, reformat po ashtu përfshinin ngritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64, një nga pikat që është larguar.
Fuqia e lëvizjes protestuese nuk është pakësuar. Një artikull në faqen e internetit të së majtës CGT bën thirrje që “e gjitha bota punëtore dhe rinia të vazhdojnë dhe të zgjerojnë mobilizimin tani si dhe gjatë debatit parlamentar”./aa/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh