Situata e përgjithshme në rrugët e qytetit të Mitrovicës, pas reshjeve të borës, është përmirësuar dukshëm.
Shumica e rrugëve janë të kalueshme, ndërkohë që ka intervenime të pandërprera të kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve në zonën e Shalës së Bajgores, për shkak të telasheve që paraqiten si pasojë e erërave të forta që mbretërojnë atje herë pas here.
Drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, ka inspektuar mbrëmë gjatë gjithë natës, pastrimin e borës nga rrugët, i cili sot ka dalë prapë në teren për të parë nga afër gjendjen e rrugëve, pas reshjeve të fundit të borës në qytetin e Mitrovicës.
“Ndonëse në qytet të gjitha rrugët janë të pastruara, në viset rurale ende kemi borë, kështu që këto ditë kemi pas intervenime më të shpeshta, sidomos në rajonin e Shalës së Bajgores, si pasojë e fërfëllizës që mbretëron atje, por falë punës së kompanive të kontraktuara, shumica e rrugëve janë të kalueshme”, tha ndër të tjerash drejtori Muja.
Po ashtu drejtori Muja ka kërkuar nga kompanitë e kontraktuara që të jenë sa më aktive dhe të gatshme që t’u dilet në ndihmë qytetarëve, sidomos në ato zona ku gjendja është më e vështirë./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën