Një nga karakteristikat më emocionuese të Samsung Galaxy S20 Ultra mund të jetë kamera e tij e përfolur prej 108MP, dhe një aplikim i ri për markën Samsung konfirmon se do të shkrep fotografi në 12MP.
Samsung ka aplikuar për një teknologji të quajtur ‘Nonacell’, siç është vërejtur nga LetsGoDigital, dhe përderisa marka tregtare nuk hyn në detaje, e bën të qartë se kjo teknikë ka të bëjë me kamerat, dhe nga emri dhe rrjedhjet e tjera, ekziston një ide shumë e mirë e asaj që bën.
Në dhjetor, @UniverseIce (një zbulues i besueshëm) ka thënë se Samsung do të përdorë saktësisht këtë teknologji në kamerën 108MP, madje duke përmendur Nonacell me emër, kështu që kjo kërkesë e markës tregtare vërteton që do të ndodhë.
Çfarë është aq e mirë në ndërthurjen e nëntë pikselave në një? I bën ata shumë më të mëdhenj, duke përmirësuar kështu performance e kamerës në dritë të ultë, dhe duke qenë se akoma do të merrni fotografi prej 12 MP, nuk do të sakrifikoni shumë detaje.
Në fund të fundit, shumë kamera të telefonave të nivelit të lartë janë akoma vetëm rreth 12 MP.
Ajo që nuk është plotësisht e qartë në këtë fazë është nëse do të mund të bënit edhe fotografi 108MP, por duhet ta zbulojmë shumë shpejt, pasi Samsung pritet të zbulojë Galaxy S20 Ultra përkrah Samsung Galaxy S20 dhe S20 Plus në 11 shkurt. /Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...