Google ADS

Pezullohet operacioni i shpëtimit nga orteku në Turqi

13:10 | 6 Shkurt 2020
Arbresh.info

Përpjekjet për shpëtim janë pezulluar pasi dy ortekë kanë marrë jetët e të paktën 38 personave në lindje të Turqisë.

Shumica e të vdekurve u goditën nga një ortek të mërkurën gjersa po bënin përpjekje të nxirrnin viktimat e një orteku tjetër që kishte ndodhur po atë ditë, transmeton portali arbresh.info.

Puna e mëtejshme vazhdoi, por u pauzua për shkak të shqetësimeve për një ortek të tretë të mundshëm.

Operacioni, duke përfshirë më shumë se 700 persona, pritet të vazhdojë të enjten pas inspektimeve.

Pamjet nga e mërkura treguan dhjetëra njerëz që përdorin lopata dhe shkopinj për të gërmuar njerëzit nga dëbora.

Rimëkëmbja po drejtohet nga Autoriteti i Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (Afad).

Por kushtet e vështirësuan rikuperimin, me një mjet shpëtimi që duhej të nxirrej nga nën 5 metra dëborë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme