Google ADS

Agim Krasniqi nuk është kthyer në burg pas pushimit të fundjavës, thotë drejtori i burgut

12:58 | 6 Shkurt 2020
Arbresh.info

I dënuari Agim Krasniqi, pasi nuk është paraqitur në burgun e Shtipit pas mungesës këtë fundjavë, edhe zyrtarisht është shpallur si i arratisur.

Drejtori i burgut, Miki Todorov për AIM-në thotë se janë njoftuar të gjitha institucionet, administrata e sanksioneve, gjykata dhe policia, me çka Krasniqi tani zyrtarisht është shpallur i arratisur.

Ai thekson se Krasniqi ka përdorur mungesat e fundjavës gjatë viteve të kaluara dhe gjithnjë është kthyer në burgun e Shtipit për të vuajtur dënimin e tij. Nuk kishte asnjë indikacion se Krasniqi nuk do të kthehej në Shtip pas mungesës së kësaj fundjave.

Krasniqi është dënuar me 15 vjet burg, ndërsa dënimin ka filluar ta shlyej që nga viti 2008. Ai është dënuar për armëmbajtje pa leje dhe vepra tjera kriminale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme