Policia e Kosovës, mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku zyrtarë të lartë të Departamentit të Hetimeve, kanë dhënë detaje lidhur me operacionin policor të zhvilluar sot, më 06.02.2020. Operacioni i mbrëmshëm policor ka rezultuar me arrestime e disa personave të dyshuar, prej tyre edhe persona zyrtarë.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Prishtinë, Baki Kelani, tha se ky operacion kishte filluar qysh në muajin e fundit të vitit të kaluar.
“Ky operacion ka filluar qysh muajin e fundit të vitit të kaluar. Operacioni i mbrëmshëm ka rezultuar me arrestimin e 3 personave, 2 zyrtar policor dhe një qytetar nga Kaçaniku, e sot janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë, njëri qytetar e një rreshter dhe një policë”, ka thënë Kelani.
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një qytetar nga Kaçaniku, L.B, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në një skemë korrupsioni për të cilën janë arrestuar edhe tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe një zyrtar i Ministrisë së punëve të Brendshme.
Inspektorati Policor i Kosovës gjatë orëve të vona të së mërkurës ka vënë nën pranga tre të dyshuar pas operacionit të emëruar si “Ryshfeti”.
Ky aksion kishte filluar pas disa informacioneve që kishte marrë IPK-ja e sipas të cilave dyshohet se dy zyrtar policor në Drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit mund të jenë përfshirë në aktivitetet të kundërligjshme.
Dy hetuesit e krimeve ekonomike, Lavdim Osmani dhe Lutfi Menxhiqi, janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit dhe korrupsion.
Aksioni ka vazhduar edhe sot, ku nën pranga është vënë edhe një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion. Një gjë të tillë në konferencë për media e ka konfirmuar Drejtori i departamentit të Hetimeve, Riza Shillova.
“Është arrestuar një zyrtarë i lartë në ministrinë e Punëve të Brendshme. I dyshuar për aktivitete kriminale. Fatkeqësisht ka rezultuar që në këtë punë të jenë të përfshirë edhe zyrtarë policor. Përpos tyre ne kemi të arrestuar edhe një qytetarë nga Kaçaniku. Zyrtari i lartë i MPB-së ka qenë nën hetim dhe ka qenë i targetuar edhe nga ne po nuk kemi pasur fakte, e nuk kemi mundur të vijmë deri tek ku rezultati, e ndaj të njëjtit është ushtruar edhe kallëzim Penal. Po ashtu, kanë qenë të arrestuar edhe dy zyrtar policor që kanë kryer edhe shumë aktivitete”, ka deklaruar Shillova.
Drejtori i Krimeve Ekonomike, Bashkim Spahiu, ka konfirmuar se ka lidhje familjare me njërin prej hetuesve policor i cili është arrestuar mbrëmë nga Inspektorati Policor i Kosovës pas aksionit të titulluar si “Ryshfeti”.
Spahiu ka thënë se babai i tij dhe babai i hetuesit të arrestuar janë tezakë.
“Është e vërtetë se me hetuesin e krimeve ekonomike kam një relacion familjar. Prindërit tanë janë tezakë. Kjo nuk e zbeh qasjen time e as të stafit mbikëqyrës që me i hetuar rastet “, ka thënë Spahiu.
Mbrëmë IPK pas disa informatave të marra ka arrestuar dy hetues policorë të krimeve ekonomike. Ndërsa sot është arrestuar edhe një zyrtar i MPB-së dhe dy qytetarë tjerë si të dyshuar për përfshirje në skemën korruptive.
Me 06.02.2020 jemi në fazën finale, dhe jemi në bashkëpunim ende me prokurorinë themelore në Ferizaj. Pra rreshteri i dyshuar është në procedurë penale, ka thënë Spahiu në fund.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...