Tërmeti i 26 nëntorit solli dëme të shumta edhe në qytetin e Lezhës, ku shumë pallate e banesa u shpallën të pabanueshme.
Këshilli bashkiak i Lezhës, në mbledhjen e jashtëzakonshme ka marrë vendimin për prishjen e dy pallateve në Lezhë. Pallatit 88 në lagjen Skenderbeg dhe pallati 4-katësh që njihet si pallati i BKT-së, të cilët nga specialistët janë cilësuar si të rrezikshëm dhe nuk mund të ndërhyhet në rikonstruksionin e tyre.
Pas prishjes së dy pallateve në Lezhë do të nisë ndërtimi i dy pallateve të reja me fondet e siguruara nga bashkia e Lezhës.
Gjithashtu në mbledhje u miratua edhe miratimi i listave të treta të familjeve përfituese të bonusit të qirasë./TCH
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...