Google ADS

Zidane: Barcelona do na sfidojë për çdo trofe

10:51 | 6 Shkurt 2020
Arbresh Info

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka thënë se Barcelona është konkurrentë për çdo trofe këtë sezon.

Klubi katalunas ka shkarkuar Ernesto Valverde dhe në vendin e tij ka emëruar Quique Setien, ndërsa për momentin janë tri pikë mbrapa Realit në tabelë, transmeton portali arbresh.info.

Tekniku francez beson se Barcelona do garojë për të gjitha trofetë dhe nuk kanë ndonjë dobësi në skuadër.

“Do të garojnë deri në fund të sezonit dhe sinqerisht nuk kanë dobësi. Do ia dalin mjaftë mirë. Nuk kemi fituar asgjë dhe do luftojmë deri në fund. Dy skuadrat janë të mira si gjithmonë”, theksoi ai.

Real Madrid sot (e enjte) do përballet me Real Sociedad në çerekfinale të Kupës së Mbretit, përballje që fillon në ora 19:00./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme