Vrasja e Jan Prengës, kontrolle në disa objekte për personat e implikuar

09:53 | 6 Shkurt 2020
Arbresh Info

RENEA ka zbarkuar në Lezhë në vijim të operacioneve të kapjes së personave të implikuar në vrasjen e Jan Prengës.

Pas Shijakut dhe Shkodrës, ky është qyteti i tretë ku dyshohet se ka persona të implikuar për vrasjen e 17 janarit të 2019, ku Jan Prenga u vra për shkak se vëllai i tij në Angli mbajti peng sasinë prej 300 kg kokainë e cila i përkiste në fakt një shqiptari të burgosur në Ekuador, Dritan Rexhepajt nga Vlora.

Gjithashtu vijojnë edhe kërkimet për trupin e Jan Prengës, i cili deri më sot nuk është gjetur. Kontrollet në Shijak nuk kanë dhënë rezultat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme