Google ADS

Pas Dragashit e Istogut, edhe Kamenica pezullon mësimin për shkak të borës

09:31 | 6 Shkurt 2020
Arbresh Info

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, dje komuna e Dragashit dhe më pas e Istogut morën vendim që mësimi nuk do të mbahet sot, derisa dita e humbur do të kompensohet.

Po ashtu edhe komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, ka bërë të ditur se në të gjitha nivelet shkollore, sot nuk do të ketë mësim.

Vendi ynë po përballet me temperatura të ulëta, e me reshje të borës shoqëruar nga stuhi të forta, kështu shumë zona po kanë tashmë probleme edhe me energji elektrike

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme