Një ekspert i mjekësisë ligjore dhe psikiatër sot në seancën për “Llaskarcën” do t’i prezantojnë raportet për gjendjen shëndetësore të shoferit Manoil Trifunovski, konfirmuan për AIM nga Prokuroria Publike.
Në seancën e fundit për tragjedinë në afërsi të fshatit Llaskarcë, një ekspertë tha se shoferi gjatë aksidentit as nuk ka fjetur e as ka folur në telefon, por është e mundur të jetë kthyer majtas apo ka shikuar poshtë para vetes.
Më 13 shkurt bëhen një vit nga aksidenti i trafikut pas pikë pagesës në Gllumovë ku autobusi i kompanisë Durmo Turs e ka humbur kontrollin dhe ka rënë në humnerë.
Në aksident jetën e kanë humbur 16 persona, shumica nga Gostivari, ndërsa mbi 30 kanë marrë lëndime të rënda.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...