Nëse do të kuptosh më mirë personalitetin e një personi, opsionet nuk mungojnë. Psikologët kanë zhvilluar lista dhe inventare të ndryshëm për të vlerësuar gjithçka nëse dikush është psikopat deri të mbret i dramave njerëzore.
Nëse doni të dini më shumë por me një përqasje të bazuar në kërkime të mirëfillta, ka teste të ndryshme të të ashtuquajturave 5 tiparet e mëdha të personalitetit. Nëse kërkon të dish nëse dikush shfaq një karakteristikë të caktuar, vetëm pyeteni atë nëse mendon se të tjerët e kanë atë karakteristikë apo jo.
A mundet një pyetje e vetme t’i zbulojë të gjitha?
Për të arritur në këtë konkluzion, një skuadër e drejtuar nga psikologët Dustin Wood i pyeti subjektet e studimit të vlerësonin personalitetet e të njohurve të ndryshëm. Përgjigjet kanë treguar për ta më shumë se vetë ata kishin ndërmend të tregonin për veten.
Sa më shumë që njerëzit i vlerësonin të tjerët si me zemër të mirë, të lumtur, të qëndrueshëm emocionalisht, ose të sjellshëm, aq më shumë kishte gjasa që të thonin se edhe ata vetë i kishin këto tipare, dhe aq më shumë gjasa kishte që edhe vlerësuesit e jashtëm të ishin në një mendje me ta. Rezultatet qëndruan të njëjtat edhe pasi subjektet u testuan pas një viti. “T’i shikoni të tjerët pozitivisht, shfaq tiparet tona pozitive,” ka komentuar Wood.
E njëjta gjë funksionon edhe për tiparet e errëta të personalitetit. Ata me një dell makiavelist, për shembull, ka më shumë gjasa t’i shikojnë të tjerët si manipuluesë. “Tendenca e thjeshtë për t’i parë njerëzit negativisht tregon gjasa më të mëdha të depresionit dhe çrregullimeve të ndryshme të personalitetit,” ka shtuar Woods.
Pavarësisht faktit se janë një vështrim interesant në mendjen e çuditshme dhe komplekse njerëzore, gjetjet gjithashtu sugjerojnë një instrument të fuqishëm për të vlerësuar karakterin e të tjerëve, nëse doni të dini nëse ata vetë tregojnë një karakteristikë, vetëm pyetini se sa e shikojnë këtë karakteristikë te të tjerët. Sa më shumë që të dallojnë nga cilësia e një personi, aq më shumë ka gjasa që këta individë ta posedojnë vetë atë cilësi.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...