Demaliaj: Albini dukej si televizorët e paraluftës

00:23 | 6 Shkurt 2020
arbresh.info

Deputeti i AAK’së, Shumbin Demaliaj, ka treguar se si dukej kryeministri Albin Kurti gjatë fjalimeve të opozitës në ditën e formimit të Qeverisë.

Demaliaj thotë se shumë pak persona mund ta shihnin fytyrën e tij për shkak se ishte i ulur në fillim.

“Përpos nënkryetarëve të Kuvendit, dhe atyre që merrnin fjalën në foltore, shumë pak persona mund ta shihnin”, thotë Demaliaj në T7.

“Por unë ju tregoj si dukej kur dola unë në foltore dhe e godisja atë. A i keni parë ata televizorët e paraluftës që luhateshin dhe nuk kapnin sinjalin pa u a bërë me dorë, ashtu dukej ai. Kam pasur shumë me thënë në fjalim, por e pashë se e kisha goditur shumë dhe nuk vazhdova. Ka pasur diskrepancë të vazhdoja, por vendosa mos ta bëja këtë”, tregon ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme