Google ADS

Në Prishtinë hapet çerdhja më e madhe në Kosovë me kushte sipas standardeve më të larta të edukimit

22:09 | 5 Shkurt 2020
Arbresh.info

Është hapur çerdhja më e madhe në Republikën e Kosovës.

Ky lajm u bë i ditur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kjo çerdhe e rindërtuar me emrin “Yllkat” ka 2000 metra katrorë dhe plotëson kushtet sipas të gjitha standardeve më të larta të përcaktuara për edukim të hershëm, njofton arbresh.info

Çerdhja gjendet në lagjen Kalabria dhe është e 16-ta me radhë në kryeqytet.

Postimi i plotë nga Ahmeti:

Sot hapëm çerdhen më të madhe në Republikën e Kosovës. Çerdhja komplet e rindërtuar Yllkat tanimë i ka 2000 metra katrorë dhe i ka kushtet sipas standardeve më të larta të përcaktuara për edukim të hershëm.

Me çerdhen e re në Kalabri që hapet në fund të muajit i bëjmë 16 çerdhe në kryeqytet.

Shfrytëzoj rastin të falenderoj

– Stafin dhe drejtoreshën Rifadije Sopi për funksionimim e çerdhes gjatë periudhes së rindërtimit
– Prindërit për durimin
– Zyren e rigjenerimit urban në Komunën e Prishtinës për projektimin e çerdhes

Dhe natyrisht

– Ministrinë e Arsimit për financimin e ndërtimit të çerdhes

Falenderoj posaçërisht banorët e lagjes që kanë duruar ndërtimin?.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159390749797166

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme