Kushtet atmosferike kanë ndikuar që të ketë rrëshqitje të dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Kjo ka shkaktuar dëme tek disa makina të cilat po kalonin rrugës, por nuk ka pasur lëndime në njerëz.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit njofton se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka pasur rrëshqitje anesote të dheut. Për pasojë, në njërin shirit rrugor në drejtim të Shqipërisë (në hyrje të Vërmicës), janë paraqitur vështirësi në komunikacion, me c’rast disa makina që ndodheshin në ate pjesë në kohën kur ndodhi rrëshqitja kanë pësuar dëme të vogla materiale, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në mesin e pasagjerëve”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Infrastrukturës.
“Kompanitë e kontraktuara, në mbikëqyrje të përgjegjësve nga ministria, kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe për shkaqe të sigurisë, njëri shirit, bashkë me atë ndihmës janë mbyllur për qarkullim. Vendi është sinjalizuar sipas standardeve të kërkuara dhe kompania do të mbetet në kujdestari gjatë gjithë kohës. Bëjmë thirrje tek të gjithë pjësëtarët ne komunikacion, të shtojnë kujdesin gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor, me qëllim të evitimit të dëmtimeve nga situata të ngjashme. Ministri Lumir Abdixhiku, lut qytetarët që tu përshtaten kushteve atmosferike, përderisa siguron se rrugët do të jenë të hapura në vazhdimësi për gjatë gjithë sezonit dimëror”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...