Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, të mërkurën priti në takim ambasadorin gjerman në Prishtinë, Christian Heldt.
Ministri Konjufca dhe ambasadori gjerman Heldt, në takimin e tyre të parë, u zotuan se do të ketë vazhdimësi të raporteve të mira bilaterale dhe dinamikë të shtuar në të gjitha proceset në vazhdim.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për shumë tema me interes të përbashkët për Kosovën dhe Gjermaninë, si dhe shprehen gatishmërinë për adresimin e tyre dhe intensifikimin e bashkëpunimit, sidomos në fushat profesionale, bilaterale dhe ndërkombëtare.
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...