Pas 13 vjetësh në pushtet Partia Demokratike e Kosovës ka kaluar në taborin opozitar.
Përveç që PDK’ja nuk po e pranon që ka pësuar rënie, nuk po e pranon as fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit. Për PDK-në 2-3 deputetë nuk e përcaktojnë rënien ose shkëlqimin e ndonjë partie.
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka treguar për “Zërin” disa nga arsyet që e kanë çuar PDK’në në opozitë pas kaq shumë vjetëve në pushtet.
Haliti nuk e konsideron rënie rezultatin e PDK-së në zgjedhjet e fundit, as rezultatin e Vetëvendosjes nuk e sheh si fitore.
“Ka shumë arsye të cilat kanë ndikuar që PDK-ja të dalë në opozitë. Fillimisht fushata e madhe kundër PDK-së, e cila ka qenë krejtësisht e paargumentuar, ka ndikuar të krijohen raporte mos besueshmërie në raport me Vetëvendosjen. E dyta, kjo parti e ka prekur nervin e atdhetarizmit për t’u bashkuar si komb dhe ka pasur mbështetje veçanërisht mbi bazën e kësaj politike. Këto arsye kanë ndikuar tek elektorati që të ndërrojnë ose ta votojnë Vetëvendosjen në një numër që nuk kisha thënë se ka fituar, por ka dalë e para”. Ai potencon se partitë para PDK-së kanë marrë vetëm nga dy-tre deputetë më shumë, rrotacion që është krejtësisht normal të ndodhë në demokraci. Sipas tij, PDK-ja do të veprojë si opozitë për ta kontrolluar çdo veprim të qeverisë së re.
Më tutje Haliti deklaron se pritet të shihet qasja, të cilën do të ketë qeveria e re ndaj problemeve që ka Kosova dhe sidomos ndaj çështjes së dialogut, të cilën ai thotë se mund ta përmbyllë kënaqshëm nëse ka në fokus interesin e përgjithshëm të vendit.
“Varet nga bashkëpunimi që qeveria do të ketë me protagonistët kryesorë për çështjen e bisedimeve. BE-ja dhe SHBA-ja janë të interesuara që procesi bisedimeve me Serbinë të përfundojë dhe përfundimi jo gjithmonë mund t’i kënaqë palët. Por unë besoj që nëse bisedimet nisin me interesa jo të ngushta, por për interesa të gjithëve, nëse ne marrim përgjegjësi si institucione të Kosovës besoj se përfundimi mund të jetë më i mirë sesa që pritet”, ka thënë ai.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...