Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, ka publikuar një fotografi me shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadarenë me të cilin e ka shijuar një kafe mëngjesin e sotëm në Paris.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se me Kadarenë kanë biseduar për ceremoninë e ardhshme pas bërjes së tij Oficer i Madh i Legjionit të Nderit nga presidenti francez.
“Kënaqësia e kafes së mëngjesit sot në Paris me Ismail Kadarenë, pas ditëlindjes së tij para pak ditësh, për të këmbyer të rejat e fundit dhe për të biseduar për ceremoninë e ardhshme pas bërjes së tij Oficer i Madh i Legjionit të Nderit nga presidenti Macron !”, ka shkruar ai.
Kënaqësia e kafes së mëngjesit sot në Paris me Ismail Kadarenë, pas ditëlindjes së tij para pak ditësh, për të këmbyer të rejat e fundit dhe për të biseduar për ceremoninë e ardhshme pas bërjes së tij Oficer i Madh i Legjionit të Nderit nga presidenti Macron ! pic.twitter.com/JWJbsGVuXb
— Dritan Tola (@dritan_tola) February 5, 2020
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...