Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë nga gjykatat për veprat penale ‘Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe të substancave psikotropike dhe analoge’ dhe ‘Vjedhje’.
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykatat Themelore në Pejë dhe Mitrovicë për veprat penale: Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe të substancave psikotropike dhe analoge’ dhe ‘Vjedhje’, i dënuar me dy (2) vite e pesëmbëdhjetë (15) ditë burg.
Njësitet relevante të Stacionit Policor Pejë, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin: F.R. i lindur me 1985, m/k/sh, i cili është i dënuar me me dy (2) vite e pesëmbëdhjetë (15) ditë burg.
I njëjti pas arrestimit është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për vuajtje të dënimit. /arbresh.info/
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...
Haradinaj dënon sulmin në Ibër Lepenc: Në mbrojtje të Kosov...
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...