Këshilltarja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla tha se heqja e taksës që është paralajmëruar nga kreu i qeverisë, Albin Kurti shkon në favor të shtetit serb.
Haradinaj ka shkruar në Facebook pas konferencës së Kurtit kur foli për heqjen e taksës dhe vendosjen e masës me reciprocitet se kjo është përgjigje nga Albin Kurti për preisidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Tutje, ajo thotë se në këtë mënyrë do të ndalen edhe humbjet milionëshe që Kosova ia bëri Serbisë me vendosjen e taksës, e se kështu kthehet pushimi ekonomik serb në vend.
Duke ja uruar bashkëpunimin me Serbinë, Haradinaj ka shkruar se do të rritet edhe papunësia në vend.
“Përgjigje negative opozitës dhe Kryeministrit Haradinaj. Zvogëlim i kapaciteteve prodhuese vendore. Rritje e papunësisë në Kosovë. Urime bashkëpunimi me Serbinë”, ka shkruar Haradinaj.
Bejta sjell këngën e re “Alo”
Veçoritë e para të Apple Intelligence pritet të mbërrijnë më...
Kosova mikpritëse, KFOR marshoi me mbi 800 ushtarë për ”DANC...
Refuzojnë të ndryshojnë, këto janë shenjat më kokëforta të z...
Pasojat e uraganit Helene, shkon në 227 numri i të vdekurve
U godit me një shishe qelqi në oborrin e tij, humb jetën 65-...