Qytetarët i gëzohen reshjeve të borës: Ishallah bjen një javë kështu

13:13 | 5 Shkurt 2020
Arbresh.info

Që nga mbrëmë kanë filluar reshjet e borës të cilat po vazhdojnë edhe sot.

E kjo i ka gëzuar shumë qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë thënë për arbresh.info se bora është e mirëseardhur, e dobishme dhe se ka qenë e nevojshme pasi që pastron ajrin, dhe është e dobishme për tokën.

Qytetarët po ashtu presin që reshjet e borës të ndikojnë edhe në uljen e mungesës së ujit.

“Ishalla vazhdon nja një javë kështu dhe ndodh që kthehet niveli i ujit edhe në Badovc edhe Batllavë edhe nuk kemi krizë për ujë”, është shprehur një qytetar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme