Google ADS

Barcelona në bisedime me Abidal pas përplasjes me Lionel Messin

11:17 | 5 Shkurt 2020
Arbresh Info

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka hapur bisedimet me drejtorin sportiv, Eric Abidal rreth të ardhmes së këtij të fundit pas mosmarrëveshjes me yllin e skuadrës, Lionel Messi.

Abidal dje ka thënë se lojtarët nuk ishin duke punuar shumë nën urdhrat e Ernesto Valverde, andaj ndodhi shkarkimi i teknikut spanjoll, transmeton portali arbresh.info.

Këtë gjë e ka refuzuar Lionel Messi, i cili përmes një postimi në Instastory ka thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe duhet përmendur emra sepse deklarata nënkuptonte të gjithë lojtarët.

Mosmarrëveshjet mes dy ish-bashkëlojtarëve kanë shkaktuar që Bartomeu të bisedojë me Abidal.

Pritet në ditët e ardhshme të shihet se cili do jetë vendimi i presidentit të klubit blaugranas./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme