Google ADS

Aksidentohet një automjet i FSK-së, një i lënduar

10:18 | 5 Shkurt 2020
M. A.

Një person është lënduar sot në një aksident trafiku në rrugën Gjilan- Prishtinë gjegjësisht afër Liqenit të Badovcit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se në aksident ishin të përfshira tri vetura.

Në mesin e veturave të aksidentuara ishte edhe një e FSK-së.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 9:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme