Erdhi në pushtet me premtimet e thirrjet se po vie një Qeveri me duar të pastra.
Por duket se llogaria nuk po i del e tillë në realitet.
Më të bërë publik emrat e kabinetit të tij, Albin Kurti me apo pa dashje harroi të kaluarën e njerit prej ministrave të tij, shkruan arbresh.info.
Bëhet fjalë për Ministrin për Komunitete e Kthim – Dalibor Jevtiq.
Në këtë mandat, Jevtiqi më shumë do t’i jap llogari Beogradit se sa Prishtinës, thotë njohësi i çështjeve politike në vend Shkodran Ramadani.
Sipas Ramadanit e kaluar e tij si ministër tregon se ai përsëri do të vazhdojë të abuzojë me këtë post edhe në këtë legjislaturë.
“Nuk do ta kryej ashtu siç duhet këtë mandat. Ai më shumë jep llogari në Beograd se sa në Kosovës. Profili i tij tregon se ai është politikan që është i lidht me korrupsionin dhe ofron garancinë se ai ka me vazhdu me abuzua me postin e Ministrit dhe resurset shtetërore të Republikës së Kosovës. Nëse një gjë e tillë ndodh, e nuk shkarkohet, atëherë llogaria do të kërkohet nga vetë Kurti”.
E pikërisht emërimi i tij në krye të dikasterit është vetëm fillimi i shkeljeve të premtimeve nga Kurti, vazhdon tutje Ramdani në një përgjigje për arbresh.info.
“Kjo është një prej rasteve ku zotëri Kurti se ka majtë premtimin për fjalët që i ka thanë. Së pari, shkelje e premtimeve është edhe emërimi i ministrave nga Lista Serbe edhe hiq pa aktakuzë, e le më dikush që nuk ka të kaluar të pastërt. Nuk e di se si do të shpaloset raporti mes Vetëvendosjes e Listës Serbe dhe mbetet të shihet se si do të jetë raporti i tyre në muajt në vazhdim deri tash s’kanë raport të mirë”.
E pothuajse të njëjtin mendim ka edhe Arton Demhasaj nga organizata ÇOHU.
Sipas tij, përderisa Kurti është thirru në këtë parim për duar të pastra, ai është dashur ta mbaj, ani pse sipas tij propozimi i ministrave është bërë nga vetë partitë politike.
“Është obligim që ministri të vije nga partitë me më së shumti vota nga pakicat në Kuvend. Dhe, ata kanë vendos se kush duhet të jetë. Nëse është mbyll aktakuza, atëherë është në rregull, a nëse aktakuza është ende në fuqi atëherë Kurti duhet të kërkoj nga Lista Serbe të ndërroj ministrin. E dimë se Kurti është thirrur në atë se duhet një qeveri me duar të pastëra dhe se s’do të pranoj as një ministër me aktakuzë”.
Ndryshe tri vjet më parë , Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër Ministrit për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiq, dhe Nenad Stojqetoviq – Sekretar i Përgjithshëm dhe Mihailo Prlinqeviç – drejtor i departamentit të administratës dhe financave të kësaj ministrie, pasi që dyshohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë.
Sipas aktakuzës në cilësinë e personave zyrtarë duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre me qëllim që të përfitojnë çfarë do dobie për vete apo personin tjetër dhe njëkohësisht t’i shkaktojnë dëme ministrisë përkatëse.
Ministri Jevtiq, sipas aktakuzës në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës, ka nxjerr vendimin me të cilin i jepte në shfrytëzim të përhershëm të një automjeti zyrtar pronë e ministrisë një kompanie private.
Ministria tjetër që tashmë do të udhëhiqet nga anëtari i Listës Serbe është Ivan Milojeviq, i cili nga e hëna do ta udhëheq Ministrin për Zhvillim Rajonal./V.Selimi/arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës