Tashmë pas Qeverisë Kurti, dhe pas dorëzim/pranimi të posteve nga nga qeveritarët e tij, kërkohet që të fillohet puna prej tyre menjëhere për rregullimin e jetës së qytetarëve.
Drejtori Ekzekutiv i IKD-së,Ehat Miftaraj, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar fillimin e punimeve për anulimin e tenderit 105 milionë euro të ish-ministrit Pal Lekaj.
Ai madje pyet se pse mos të fillohet edhe me anulimin e dhjetëra a po qindrave vendimeve të kundërligjshme të ish-qeverisë.
Ky është reagimi i plotë:
Dita e parë e qeverisë u karakterizua me dorëzim/pranim të posteve dhe largim/postim të fotografive të Presidentit aktual dhe ish Presidentit!
Dita e parë e punës do ishte mirë t’i ipte fund edhe fushatës pas-zgjedhore dhe veprimeve që knaqin vetëm apetitet e militantëve partiakë.
Dita e dytë e don rendi me fillu punën me çështje të karakterit që rregullojnë jetën e qytetarëve.
Psh. pse mos me fillu punën me anulimin e tenderit 105 milionë Euro të Pal Lekaj’t, pse mos me fillu me anulimin e dhjetëra apo qindra vendimeve të kundërligjshme të ish qeverisë. Sigurisht, duke respektu ligjin dhe procedurën.
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt