Tregu i tabletëve vazhdon të humbasë terren, pasi viti 2019 rezultoi me dërgesa në rënie prej 1,5 për qind, duke ngelur në kuotën e 144 milionë njësive.
Të dhënat paraprake të analistëve nxjerrin në pah performancën e mirë të kompanisë “Apple”, që ka dyfishuar shitjet.
Vitin e kaluar kompania e “Cupertinos” tregtoi 49,9 milionë iPads, një rritje prej 15,2%.
“Apple” konfirmoi vendin e parë, duke mbajtur mbi një të tretën e tregut botëror me 34,6%.
Në vendin e dytë renditet “Samsungu”, që në vitin 2019 arriti të shiste 21,7 milionë tabletë, i barabartë me 7,2% të tregut, ndërsa i treti është gjiganti kinez “Huawei”, me shitje prej 14,1 milionë njësish./atsh
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit