Google ADS

Kryeparlamentari i Turqisë, Mustafa Şentop përmes telefonit uron kryeministrin Kurti

22:43 | 4 Shkurt 2020
A. B.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka pranuar një telefonatë nga Kryeparlamentari i Turqisë, Mustafa Şentop, i cili e ka uruar për postin e ri.

Kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Şentop, biseduan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe parlamenteve tona, për takimet e radhës dhe për shkëmbimin e ideve e iniciativave që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës institucionale dhe ndikimit përmbajtjesor të jetës së qytetarëve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme