Muçolli: Podujevë bëhu gati, edhe ty po të vije dita

18:58 | 4 Shkurt 2020
Arbresh.info

Komuna e Podujevës do të shkoj ne zgjedhje të jashtëzakonshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu ka marrë pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës në Qeverinë e re.

E për këtë ka reaguar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit asamblist në këtë komunë, Fitim Muçolli, shkruan arbresh.info.

Ai duke përdorur moton e VV-së ‘erdhi dita’, ka shkruar se dita do t’i vij edhe Podujevës.

Muçolli në postimin e bërë në facebook ka shtuar se Podujeva duke udhëhequr nga njerëz të përgjegjshëm teksa ka kritikuar Veliun duke thënë se “pas arritjes në kolltuk nuk shikoi poshtë nga qytetarët”.

“Kosovës i “Erdhi Dita”.

Por, të njëjtin fat duhet ta ketë edhe qeverisja në komunën e Podujevës.

Kryetari në ikje, Agim Veliu për gjithë këto vite në udhëheqje me komunën tregoi se si dështohet me qeverisjen në këtë nivel, premtimet gjatë fushatës zgjedhore mbetëm vetëm të tilla, ndërsa pas arritjes në kolltuk asnjëherë nuk shikoi poshtë nga qytetarët.

Andaj komunës tonë në krye i duhen njerëz të ndershëm, njerëz të përgjegjshëm e të vetëdijshëm për besimin që u është dhënë e për detyrat që kanë.

Podujevë bëhu gati, edhe ty po të vije dita”, ka përfunduar ai.

Ndryshe kujtojmë që gjatë ditës arbresh.info ka raportuar se Agim Veliu i cili edhe zyrtarisht ka pranuar pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme ende nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës së Podujevë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme