Google ADS

Blerta Deliu: Vjosa e urren Presidentin Thaçi, po sillet si fëmijë

18:15 | 4 Shkurt 2020
Arbresh.info

Largimin e fotografisë së presidentit Thaçi nga zyra e kryekuvendares, Partia Demokratike e Kosovës po e quan të qëllimshëm.

Blerta Deliu, deputete e opozitës ka theksuar që kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani për shkak të urrejtjes që ka karshi presidentit Thaçi nuk e mban fotografinë e tij në zyrë.

“Për ne është veprim i pamatur, i qëllimshëm e arsyetimi është i paarsyeshëm, ajo nuk është aty për të shfaqur inspirimin e saj. Fotografitë e figurave që e inspirojnë mund t’i vendos në zyrë.

Deliu ka ironizuar me kryeparlamentaren duke theksuar që Osmani ka bërë hile me largimin e fotografisë së presidentit.

“Nuk po them që ka bërë gjynahe ajo është aty se e ka marrë mandatin, nuk është punë gjynahe por çështje e respektimit të ligjeve, është një hile e saj për të filluar hilen e saj të vjetër në raport me presidentin”, ka thënë Deliu.

Ajo ka treguar që PDK ka bërë kërkesë që të kthehet fotografia e Thaçit në zyrë.

“Nuk e kam pritur që karrierën politike të fillojë me një hap të tillë. Do të duhej që ajo fotografi të kthehet në vendin e saj, ne kemi bërë kërkesë që fotografia të kthehet se ne e kemi obligim që t’i mbajmë figurat”, ka shtuar Deliu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme