Google ADS

Irani dënon me vdekje personin që spiunoi për CIA-n

17:51 | 4 Shkurt 2020
Arditë Shkodra

Gjykata e lartë e Iranit e ka dënuar me vdekje një person pasi kishte spiunuar pë CIA-n.

Amir Rahimpour ka pranuar shumë para për të bartur informacione në SHBA në lidhje me programin bërthamor të Iranit, tha zëdhënësi i gjyqësorit Gholamhossein Esmaili.

Ai shtoi se dy spiunë të tjerë amerikanë ishin dënuar me 10 vjet burgim për spiunazh dhe pesë vjet për veprime që rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Esmaili nuk i përmendi ata, por tha që ata kishin punuar për një bamirësi.

Pas këtyre vendimeve nuk ka pasur ndonjë koment nga qeveria amerikane apo CIA.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme